Dwayne “The Rock” Johnson është përfshirë nga emocionet gjatë premierës së filmit të tij më të ri, The Smashing Machine, në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u prit me një reagim të jashtëzakonshëm nga publiku. Aktori nuk mundi të përmbante lotët gjatë duartrokitjeve të fuqishme, të cilat zgjatën plot 15 minuta, raporton TMZ.

Në pamjet e shpërndara nga festivali shihet Johnson dhe kolegia e tij në film, Emily Blunt, duke fshirë lotët, ndërsa publiku i përshëndet me ovacione. Ramin Setoodeh nga revista Variety e komentoi këtë skenë prekëse: “Dwayne Johnson po qante gjatë 15 minutave të ovacioneve në Venecia për The Smashing Machine. Ky ishte momenti më emocional që kemi parë në Lido që nga koha kur Brendan Fraser nisi këtu fushatën e tij për Oscar me filmin The Whale katër vite më parë”.

Edhe pse The Rock është mësuar me sukses dhe me dashurinë e publikut, pas viteve të tëra si një prej aktorëve më fitimprurës në kinematë botërore, roli në The Smashing Machine e ka pozicionuar atë si një pretendent serioz për një nominim për Oscar në ceremoninë e ardhshme.

Is Dwayne Johnson headed for the Oscars? Judging by the rapturous reaction to his performance as wrestler Mark Kerr in “The Smashing Machine” at Venice, that seems to be the consensus.♬ Meridian – ODESZA 

 

Krahasimet tashmë kanë nisur të bëhen me momentin e Brendan Fraser në vitin 2022, po ashtu në Venecia, kur pas premierës së filmit The Whale mori një reagim të ngjashëm. Ajo shënoi nisjen e rikthimit të madh të Fraser, i cili përfundoi duke fituar Oscar-in për aktorin më të mirë.

The Smashing Machine është një dramë sportive e shkruar dhe drejtuar nga Benny Safdie. Johnson interpreton rolin e legjendës së MMA-së, Mark Kerr, jeta e të cilit ishte më parë subjekt i një dokumentari të suksesshëm të HBO me të njëjtin titull.

Në film, Emily Blunt luan rolin e Dawn, e dashura e përkushtuar e Kerr, duke shënuar kështu bashkëpunimin e saj të dytë me The Rock, pas suksesit të filmit Jungle Cruise. Premiera amerikane e The Smashing Machine është planifikuar të mbahet më 3 tetor.

 

Related Posts