Një agjencie udhëtimesh në Junik, dikush ia theu xhamat e 11 autobusëve.
Pronari tha se nuk dyshon në askënd, e madje fillimisht as policia nuk kishte arrestuar ndonjë të dyshuar.
Megjithatë, sipas raportit të sotëm 24-orësh, thuhet se të dyshuar në këtë rast janë dy fëmijë.
“Junik, 17.08.2025, 15:10, Lidhur me rastin janë identifikuar dy fëmijë. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në raport.