Filmat mund t’ju kenë thënë se dashuria është vetëm lindje e diellit dhe trëndafila, por të gjithë e dimë të vërtetin: lidhjet romantike kërkojnë punë nga dy palët.
Lidhjet janë diçka të cilat vazhdimisht ndërtohen dhe përgjatë kohës vetëm forcohen. Dhe, si çdo projekt tjetër ndërtimi, edhe te lidhjet romantike ka disa gjëra që duhet shmangur sepse mund t’i rrënojnë themelet e punës.
Duke shkruar për ‘Psychology Today’, psikologia Alexandra Solomon ka prezantuar dy gjërat që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet t’ia thoni partnerit.
“Nëse do të më dashuroje, ti do të…”
Problemi me këtë thënie (përveç që është manipuluese) është se replika e partnerit menjëherë është: “Epo, nëse do të më dashuroje ti, asnjëherë nuk do të ma kërkoje…”.
Solomon sugjeron që të gjeni mënyra tjera për t’i kërkuar partnerit diçka.
“Përse nuk janë gjërat si më parë në lidhjen tonë?”
Problemi këtu është se jeni duke e fajësuar partnerin për diçka që nuk e kanë fajin. Dashuria ndryshon përgjatë kohës dhe kështu ndodh te të gjithë. Muaji i mjaltit nuk zgjat përgjithmonë!