Robert Lewandowski po përballet me një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Sulmuesi polak, 37 vjeç, po i afrohet fundit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, megjithëse disa oferta kanë dalë në skenë.

Mes tyre përmenden Milani dhe Juventusi, si dhe disa klube nga MLS.

Lewandowski gjithmonë ka treguar respekt dhe përkushtim ndaj Barcelonës dhe ka vlerësuar projektin e klubit dhe stabilitetin që ai ofron.

Trezeguet i kërkon Juventusit të nënshkruajë me yllin e madh të Barcelonës

Megjithatë, situata ekonomike e klubit kërkon reduktim të masës së pagave, që do të detyronte sulmuesin të pranonte një ulje të konsiderueshme të kontratës së tij.

Përveç aspektit financiar, roli i Lewandowskit mund të ndryshojë, duke e bërë atë jo më referencën kryesore në sulm.

Ky ndryshim mund ta shtyjë sulmuesin të shqyrtojë me kujdes opsionet e tij dhe të vlerësojë mundësitë që i ofrohen jashtë Barcelonës.

Klube si Milani dhe Juventusi po monitorojnë situatën me interes, duke parë Lewandowskin si një sulmues me përvojë dhe golashënues të provuar.

Në të njëjtën kohë, MLS e ofron mundësinë e një sfide të re dhe statusit të yllit në një ligë në rritje.

Derisa vendimi i fundit nuk merret, Lewandowski po e merr kohën e tij për të analizuar çdo mundësi.

E ardhmja e tij do të jetë një nga temat më të nxehta të afarit kalimtar së verës, ndërmjet vazhdimit në Barcelonë, një transferimi në Itali ose një aventurë në SHBA.

Related Posts