Kupa e Botës për Klube po hyn në fazën më të nxehtë, me dy gjysmëfinale që premtojnë spektakël të vërtetë në Shtetet e Bashkuara.
Katër skuadrat më të mira do të përballen për një vend në finalen e madhe, ku titulli i kampionit botëror për klube është në lojë.
Fluminense vs Chelsea
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën, ku skuadra braziliane, Fluminense, përballet me Chelsean. Londinezët vijnë në këtë fazë pas një paraqitjeje të sigurt në çerekfinale dhe synojnë rikthimin në majat e futbollit botëror për klube. Fluminense mbështetet në disiplinën taktike dhe eksperiencën në ndeshje të mëdha.
Paris Saint-Germain vs Real Madrid
Të mërkurën, gjysmëfinalja tjetër vë përballë dy nga klubet më të mëdha në Evropë. PSG eliminoi Bayern Munichun dhe tashmë përballet me Real Madridin, që në çerekfinale mposhti Borussia Dortmundin në një ndeshje dramatike. Të dyja skuadrat janë të mbushura me yje dhe fitorja do të varet nga detajet më të vogla.
Fituesit e këtyre dy sfidave do të përballen në finalen e madhe, që do të zhvillohet në fundjavë.
The post Dy gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube, data dhe ora appeared first on Gazeta Express.