Xhiro e 16-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy duele interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të përballet me skuadrën e Ferizajt si mysafir.
Te “portokallinjtë” do të debutojë trajneri i sapoemëruar, Orges Shehu.
Suharekasit ndodhen aktualisht në pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë, ndërkohë ferizajasit në pozitën e parafundit me 16 pikë.
Dueli tjetër është ai mes Malishevës dhe Feronikelit.
Feronikeli e regjistroi fitoren e parë në këtë sezon xhiron e fundit, duke triumfuar 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës. Megjithatë ata ndodhen në pozitën e fundit në tabelë, me vetëm 6 pikë të mbledhura.
Malisheva ndërkohë pas fitores së arritur në Gjilan, mori pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë të mbledhura, duke qëndruar vetëm prapa liderit Drita që tashmë ka 37 pikë me një ndeshje më shumë të luajtur.
Të dyja duelet luhen nga ora 13:00.