Një sherr ka ndodhur në Durrës, ku dy persona janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Bëhet e ditur që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë, raporton Euronews.al.
Gjatë sherrit, njëri prej personave të përfshirë ka pasur me vete një armë zjarri dhe ka goditur njërin nga të tjerët me tytën e saj.
“Forcat e policisë, që ndodheshin pranë zonës, kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.