Dy persona kanë vdekur sot nga një aksident në Astrazup të Malishevës, derisa mësohet se ata janë burrë dhe grua.
Të dy raportohet se kanë qenë rreth 60 vjeç, dhe mbiemri tyre është Popaj.
Ndërkaq personi i tretë që ka mbetur i lënduar rëndë ishte në automjetin tjetër, dhe raportohet se është vajzë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, më herët tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.