Janë siguruar pamje të tjera të zjarrit masiv që përfshiu sot Qendrën e njohur Tregtare te Bregu i Diellit.
Në të shihet objekti nën tym dhe flakë.
Kujtojmë që situata tashmë është nën kontroll dhe zjarri veçse është shuar, ndërsa banorët në kushte anonimiteti kanë dhënë dyshimet e para, ku sipas tyre kjo mund të ketë pasuar si pasojë e cigareve të cilët banorët hedhin nëpër ballkone, apo dhe shishet e xhamit brenda me alkool.
Nga ta ndan mendimin e tyre se mund të ketë pasë edhe ndonjë shpërthim.
Policia deri në këto momente nuk ka dhënë ndonjë arsye specifike nga i cili mund të jetë shkaktuar zjarri.