Një shtetase turke, e cila po udhëtonte së bashku me fëmiun e saj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është ndaluar nga autoritetet pasi ka prezantuar dokumente të dyshuara si të falsifikuara, transmeton Rilindjashqiptare.
Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara ka paraqitur pasaporta turke me viza që dyshohet të jenë të falsifikuara. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:10 gjatë procedurave të kontrollit të udhëtimit.
Me urdhër të prokurorit kompetent, dokumentet janë konfiskuar ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.