Një person ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren i plagosur, e më pas nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:25, në Prizren.
Tutje siç thuhet në raport vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë me 8 copë fishekë, një gëzhojë fisheku dhe një predhë, po ashtu një pushkë gjuetie me dylbi me 12 copë fishekë, për të cilat armë viktima posedonte leje.
“Është raportuar se një viktimë mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren i plagosur. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një pistoletë me 8 copë fishekë, një gëzhojë fisheku dhe një predhë, po ashtu një pushkë gjuetie me dylbi me 12 copë fishekë, për të cilat armë viktima posedonte leje”, thuhet në raport.
Ndërkaq sipas raportit armët janë konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.