Lionel Messi ende nuk është zotuar për zgjatjen e kontratës së propozuar nga Inter Miami, e cila do ta mbante atë në Major League Soccer të paktën deri në vitin 2026.

Sipas gazetës Sport, kohëzgjatja e marrëveshjes do të varet nga numri i viteve që vetë argjentinasi është i gatshëm të nënshkruajë.

Klubi nga Florida po i ofron Messit fleksibilitetin për të përcaktuar vetë kohëzgjatjen e kontratës, duke i dhënë mundësinë të vlerësojë situatën sezon pas sezoni.

Kjo strukturë kontrate është e ngjashme me marrëveshjet që ai ka pasur më herët gjatë karrierës së tij.

Marrëveshja e re, e cila pritet të finalizohet në javët e ardhshme, do të përputhej me Kupën e Botës 2026 si dhe me hapjen e stadiumit të ri të Inter Miamit, duke e bërë qëndrimin e Messit në klub strategjik për zhvillimin e projektit sportiv dhe komercial të skuadrës.

Related Posts