Manchester United po punon për të bërë një goditje të madhe gjatë merkatos së janarit.

Objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është Christian Pulisic, amerikani po bën një sezon fantastik me Milanin.

27-vjeçari amerikan është në bsiedime për të rinovuar kontratën me kuqezinjtë, por deri tani nuk ka asgjë të re.

Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2027. Ruben Amorim e sheh Pulisic si përforcimi ideal për sulmin e United dhe një element i rëndësishëm që mund të ndihmojë shumë në gjysmën e dytë të sezonit për arritjen e objektivave.

Pulisic ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste për Milanin këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Mediet italiane raportojnë se Pulisic vlerësohet nga kuqezinjtë 65 milionë euro, shifër që Man. United është i gatshëm ta paguajë.

Related Posts