Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, së fundmi lansoi kanalin e tij në YouTube dhe në një nga klipet e para ai foli me gruan e tij, Isabel Haugseng Johansen.
Një pjesë e bisedës u bë virale në mediat sociale, pasi gruaja e Haaland bëri një rrëfim krejtësisht të papritur.
Konkretisht, ajo tha se fillimisht i pëlqente shoku i ngushtë Erlingut përpara se të hynte në një lidhje me sulmuesin e Cityt.
Ishte e dukshme që vetë Haaland u habit nga fjalët e Isabel dhe fansat komentuan se kjo duhet të jetë një “alarm i kuq” për të.
Erling Haaland didn’t know what to say when his girlfriend admitted that she was in love with his best friend before him 😭💔
pic.twitter.com/n2AnIgxrpQ— Killa 🌺 (@KillaKreww) October 27, 2025
“Unë njihja vetëm shokun tënd më të mirë, kështu që më pëlqeu në fillim, por kur të pashë, ndryshova mendje. Mendoj se është fati – edhe pse ti nuk mendon kështu”, zbuloi Isabel me të qeshur, dhe shprehja e habitur e Haaland u bë një hit.
Historia e Erling Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen daton që nga fëmijëria e tyre në Bryne të Norvegjisë, ku të dy luanin për ekipet e të rinjve të klubit vendas të futbollit.
Ajo që filloi si një miqësi përfundimisht u shndërrua në diçka më shumë vite më vonë, thuhet se kur Haaland luante për Borussia Dortmund.
Të dy e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre kryesisht private pavarësisht famës së madhe të Haaland, por tifozët shpesh e shihnin Isabela-n duke e mbështetur atë “fshehurazi” nga tribunat.
Në dhjetor të vitit 2024, çifti thuhet se mirëpriti fëmijën e tyre të parë, një djalë, duke shënuar një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre afatgjatë.
























