Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vetaksident trafiku ka përfunduar me pasoja fatale për një të mitur dhe lëndim të rëndë për dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima e këtij aksidenti tragjik është Metlind Neziri, 15 vjeçar, nga fshati Treboviq.

Ndërsa pasagjeri tjetër F.M., rreth 16-vjeçar dhe vetë shoferi D.L. u dërguan me urgjencë në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me gjendjen e tyre, Sinjali pak më parë ka kontaktuar me drejtorin e Klininës Emergjente në QKUK, Naser Syla i cili tha se të dy janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Për gjendjen e tyre shëndetësore ka folur për Sinjalin drejtorin i Klininës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, vazhdon trajtimi,” tha Syla.

Related Posts