Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person humbi jetën pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”.

Bëhet e ditur  se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë incident është A. Juniku, rreth 40-vjeçar.

Policia deklaroi se me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Related Posts