E hëna do të jetë ditë pushimi për sektorin publik për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin që u ka dërguar Ministria e Punëve e Brendshme administratës publike.

“Të nderuar nëpunës të Administratës Publike të Republikës së Kosovës

Duke u bazuar në Ligjin nr 03 L-064 për festat zyrtare të Republikës së Kosovës ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 28 nëntor 2022 do të jetë ditë pushimi… Urime 28 Nëntori”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts