Heidi Klum, mbretëresha e kostumeve të Halloween-it, ka zbuluar më në fund transformimin e saj të fundit pas javësh pritjeje nga publiku.
Supermodelja 52-vjeçare çdo vit i çmend ndjekësit me ndërrimin e kostumeve përpara datës 31 tetor, kur ajo shfaq pamjen e saj ekstravagante.
Në Halloween-t e kaluar, Heidi është shfaqur si E.T., një krimb gjigant, Betty Boop, Fiona nga Shrek dhe madje edhe vetë në moshën 95-vjeçare, shkruan DailyMail.
Në fillim të këtij muaji, ajo tregoi se po punonte mbi pamjen e saj të re me dizajnuesin e makijazhit prostetik, Mike Marino, i njohur për transformimin e Colin Farrell në “The Penguin”.
Kësaj radhe, transformimi është zbuluar në festën e 24-të të Heidi-t, ku ajo u shfaq si Medusa. Pamja e saj e figurës mitologjike greke duket se është frymëzuar nga filmi “Clash of the Titans” i vitit 1981.
Si në versionin e filmave të viteve ’80, Medusa e Heidi-t vjen e armatosur me hark dhe shigjetë dhe me bisht të gjatë gjarpri në vend të këmbëve, në kontrast me paraqitjet tradicionale.
Ajo ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, 36 vjeç, i cili ishte veshur si një nga miqtë e Perseus-it që kthehet në gur kur sheh Medusa-n. Po ashtu, Heidi solli edhe fëmijët e saj: Leni, 21, Henry, 20, Johan, 18 dhe Lou, 16, ndërsa Tom ishte shoqëruar nga vëllai binjak dhe bashkëanëtari i tij në Tokio Hotel, Bill Kaulitz.
Figura e Medusa-s në “Clash of the Titans” ishte një kukull me stop-motion krijuar nga mjeshtri Ray Harryhausen, dhe puna e tij u riprodhua me detaje të jashtëzakonshme për kostumin e Heidi-t, nga shkëlqimi i skalave deri te pjesët e fytyrës dhe segmentet e bishtit të gjarprit.
Disa detaje të reja u shtuan gjithashtu, si flokët e ngatërruar me gjarpërinjtë që dalin nga koka e Medusa-s dhe harku i saj që ishte dizajnuar të dukej si një gjarpër.
Ndërsa Heidi dhe Tom po ecnin në tapetin e kuq, ai adoptonte poza të ndryshme si personazhi i tij i kthyer në gur, ndërsa Heidi si Medusa tundte krenarisht gjuhën e ndarë midis dhëmbëve.
“Gëzuar Heidiween!” shkruajti supermodelja gjermane në Instagram, duke prezantuar kostumin e saj dhe paralajmëruar ndjekësit: “Mos shikoni gjatë, ose do të ktheheni në gur”.
Në festë, Heidi u përqafoi me të ftuarit e tjerë, duke përfshirë Candy Crash nga “RuPaul’s Drag Race” dhe Desiree Gruber, producenten e show-t të saj të suksesshëm “Project Runway”.
Ajo gjithashtu përqafoi ngrohtësisht Leni-n, e veshur si personazhi kryesor i librit për fëmijë “A Bad Case of Stripes”.
Përveç transformimeve të jashtëzakonshme të këtij viti, Heidi ka mahnitur publikun edhe më parë: vitin e kaluar ajo dhe Tom u shfaqën si dy versione të E.T.-s, ndërsa një vit më parë ajo u shndërrua në një pejk, duke kërkuar ndihmën e nëntë akrobatëve për pendët dhe thonjtë.
Heidi njihet për përkushtimin maksimal ndaj kostumeve të saj, duke kaluar orë të tëra me prostetikë, dhe tradita e saj nisi që në vitin 2000, kur ajo shfaqi figurën e saj të supermodeles në veshje të ngushta lëkure.
Për vite me radhë, Heidi ka marë frymëzim nga Fiona nga Shrek, alienë që hanë njerëz, Michael Jackson si ujk nën videon “Thriller”, Betty Boop, Lady Godiva, mitologjia hindu, Kleopatra dhe Jessica Rabbit.
Një dekadë më parë, ajo bëri bujë kur u shfaq si vetja në moshën 95-vjeçare, duke thënë për New York Post: “Askush nuk më njohu, dhe pothuajse duhej t’u thoja të gjithëve të më linin të hyja në festën time!”.


























