Mjalti është një produkt natyral me vlera të larta ushqyese dhe shëndetësore, i përdorur prej mijëra vitesh në ushqim, megjithatë, për një pjesë të vogël të popullsisë, konsumimi i mjaltit mund të shkaktojë reaksione alergjike, të cilat variojnë nga të lehta deri në të rënda, shkruan gazeta Infokus.
Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Astrit Jahjafa, ku u diskutua për alergjinë në mjaltë, cilat janë simptomat dhe si duhet konsumuar mjalti.
Jahjaga tregoi se nga vie alergjia në mjaltë dhe pse nuk duhet përdorur.
Konkretisht alergjia në mjalt, bleta prodhimin e mjaltit e bënë nga poleni, poleni meret prej luleve të drunjëve. Nese ne kemi alergji në drunjë ose barishte absolutisht nuk duhet konsumuar sepse ne fusim polenin në të cilin jemi alergji në trup. Psh personat që kanë alergji në drunjë sduhet ta konsumojnë mjaltin. Sistemi imun nuk din ta kontrollojë vetëm një pjesë, kshtuqe personat që kanë alergji sezonale, dhe vuajnë nga asma duhet të konsultohen me alergologun”, u shpreh Jahjaga.
Ndryshe ai shtoi edhe si mund të kujdesemi dhe të ikim nga kontakti me alergjinë.
Tek kujdesi ju këshillojmë të ikin kontaktin me alergjin, të ajrosin shtëpinë, mundësisht në mbramje kur nuk ka polenizimin , tharjen e rrobave të mos e bëjnë jashtë, të evitojnë daljen në kohën e nxehtë, të kemi kujdes tek shiu i parë, të mos vozisim veturat me dritare hapur, të bëjmë tushë disa gjëra kryesore.
Ndërsa tek pluhuri i shtëpisë tha se duhet të kemi kujdes , të mos mbahet lule në shtëpi për shkak të polenit,ku janë disa masa të kujdesit gjeneral ndërsa ka edhe terapi tjera në bazë të gjendjes së pacientit./ Gazeta Infokus
The post E përdorni mjaltën? – Doktori tregon problemet që mund të ju shkaktojë ajo appeared first on Infokus.