Diego Armando Maradona, një nga figurat më të mëdha të historisë së futbollit, u nda nga jeta në nëntor të vitit 2020.

Edhe pas disa vitesh, rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë të jenë subjekt debatesh dhe pikëpyetjesh.

Familjarët e Maradonës kanë ngritur akuza për neglizhencë mjekësore, duke fajësuar disa nga mjekët që u kujdesën për të.

Si rezultat, është caktuar një gjyq për datën 11 mars të këtij viti, ku pritet të hetohen përgjegjësitë e personelit mjekësor.

Ndërkohë, pak ditë para seancës gjyqësore, vajza e tij, Dalma Maradona, ka bërë një deklaratë tronditëse, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e familjes së saj. Ajo ka pohuar se jetojnë në frikë për shkak të ndikimit të mafias.

Nëna ime është e shqetësuar dhe e frikësuar. Ajo beson se mafia ka ndikim të madh dhe kontrollon gjithçka. Ata kanë para dhe pushtet, por unë nuk do të hesht. Është e rëndësishme që bota të dijë të vërtetën” – ka deklaruar Dalma Maradona.

Deklaratat e saj kanë shtuar tensionin përpara gjyqit të shumëpritur, ku pritet të hidhet dritë mbi përgjegjësitë për vdekjen e legjendës së futbollit botëror.

Related Posts