Një 34-vjeçar mbeti i vdekur sot në Rrugën B në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i prehtë, e që dyshohet të jetë thikë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në përgjigjen e saj thuhet se edhe një grua ka marrë lëndime nga thika, dhe e njëjta është duke u trajtuar .

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Klankosova.tv merr vesh se pas plagosjes së gruas, ajo ka kërkuar ndihmë në një ordinancë dentare, ku dhe i është ofruar ndihma.

Related Posts