Një rast i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku një grua ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Filloreta Gashi, 43 vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi dyshohet se kishte konsumuar sasi të konsiderueshme të medikamenteve.
Sipas informacioneve të para, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ajo ka ndërruar jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e saj në rrugën “Zhuj Selmani” në Pejë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe Prokurori i Shtetit, i cili me urdhër të tij ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të zbardhen shkaqet e saktë të vdekjes.
Rrethanat e ngjarjes janë ende objekt i hetimeve intensive nga ana e Policisë dhe Prokurorisë.