Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Ai kishte qenë duke punuar në një pompë të derivateve atje.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia përmes zëdhënësit Fadil Gashi.
“Rreth orës 05:00 policia është njoftuar nga Emergjenca e qytetit në Pejë, se një person është dërguar pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes ka dal policia me njësitë relevante dhe lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, ka deklaruar Gashi.






















