Një aksident në orët e para të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit, ku një grua humbi jetën e dy të tjerë u lënduan.
Burime bëjnë të ditur se viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë është Dilge Nanovçe, 20 vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova.
E ndjera ishte duke e vozitur makinën në momentin kur e humbi kontrollin dhe u vetaksidentua.
E reja 19-vjeçare po udhëtonte me dy persona të tjerë kur vetura me të cilën po lëviznin pësoi vetaksident. Për fat të keq, ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy personat e tjerë kanë pësuar lëndime – njëri rëndë dhe tjetri më lehtë.
Ngjarja ka tronditur familjen dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.