Një incident i rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një konduktor i trenit ka humbur jetën pas i sulmua nga një pasagjer.
Ngjarja raportohet se ndodhi gjatë kontrollit të biletave në një tren rajonal që sapo kishte nisur nga stacioni i Landstuhl dhe i dyshuari s’kishte biletë, për çka viktima i kërkoi të zbriste.
Sipas autoriteteve, 26-vjeçari u përfshi në një debat me punonjësin, dhe më pas e sulmoi fizikisht, duke shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Konduktori u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.






















