Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të mëngjesit.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, në rrugën “Hajdar Shalla”, ku Policia ka pranuar informacion se një person ishte i shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë patrulla policore, ndërsa viktima është vërejtur nga dëshmitari, i cili e kishte njoftuar Policinë përmes telefonit.

Viktima është identifikuar si A. S, i lindur më 1970, i cili sipas informatave ishte taksist.

Në vend ka dalë edhe polici hetues, ndërsa është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas informatave, në trup nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Hetimi i vdekjes”.

Related Posts