Tottenham është shumë pranë nënshkrimit me Eberechi Eze nga Crystal Palace. Spurs po bëjnë përparim në bisedimet me klubin dhe pritet që marrëveshja mes palëve të arrihet brenda 48 orëve të ardhshme. 

Eze është i vendosur t’i bashkohet klubit nga veriu i Londrës dhe mesfushori ofensiv ka të ngjarë të mungojë në përballjen e Crystal Palace ndaj Chelseat të dielën, ndërsa përpiqet të finalizojë transferimin e tij. 

Eze, i cili shkëlqeu në triumfin e Crystal Palace në FA Cup kundër Manchester City sezonin e kaluar, po shtyn për një largim nga Selhurst Park, pasi dëshiron të kalojë te Tottenham këtë verë, duke pasur tashmë marrëveshje për kushtet personale. 

Sipas BBC Sport, Spurs po kërkojnë të përshpejtojnë lëvizjen për mesfushorin anglez dhe shpresojnë të bien dakord me Palace brenda 48 orëve të ardhshme. 

Oliver Glasner ka të ngjarë ta përjashtojë gjithashtu Eze nga skuadra që do të udhëtojë drejt ‘Stamford Bridge’ për ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Chelseat të dielën. 

Më parë, Eze kishte një klauzolë lirimi me vlerë totale prej 68 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila tani ka skaduar. 

Spurs shpresojnë ta transferojnë atë për një shumë disi më të ulët se ajo e parashikuar në klauzolë.

Related Posts