Gjatë seancës së 46-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i bëri thirrje kryesuesit të seancës, Avni Deharit, që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit dhe të vazhdojë me procedurat e rregullta parlamentare, raporton Ekonomia Online.

“E kam një propozim që ti të propozosh ose kërkosh emrin për kryetar të Kuvendit dhe të vazhdojmë me procedurë të rregullt,” tha Zemaj nga foltorja.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, theksoi se kandidati i tyre tashmë është propozuar dhe nuk do të ndryshohet, duke kërkuar që të respektohet agjenda e përcaktuar.

“Ne e kemi propozuar kandidatin, nuk e ndryshojmë, kthehuni në agjendën e përcaktuar,” shtoi Kadrijaj.

Related Posts