Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në listën e Vjosa Osmanit.
“Unë do të jem në listën e njerëzve qëndrestar, njerëzve që e mbajnë fjalën, njerëzve që nuk sprapsen nga qëllimet e veta, që luftojnë për të drejtën, shtet të fortë ligjor e të zhvilluar ekonomikisht. Shtet që sheh vetëm nga Evropa e SHBA-ja. Njerëz që janë afër qytetarëve dhe halleve të tyre. Tash për tash e shoh veten dhe edhe në të ardhmen, se këtë opsion e përfaqëson Vjosa Osmani, sepse pata rastin t’i njoh të gjithë. I besuam Isës para shumë viteve na tradhëtojë, i besuam Vjosës nuk na tradhëtojë. Është kaq e thjeshtë politika”, ka thënë Avdyli në Interaktiv të KTV-së.
“Do të ketë një listë sepse është kërkesë e qytetarëve. Nuk është vetëm e Vjosa Osmanit që ju ka tek me bë këtë listë. Nuk është punë që kemi pasur dëshirë të vijmë në këtë situatë. Është detyrim që na është bërë. Vjosa Osmani nuk ka dal nga LDK-ja, por është përjashtu, siç jemi përjashtu edhe ne, e që po na quan gropa septike kryetari i partisë sonë. Nuk ia dojmë të keqen LDK-së e asnjë anëtari të LDK-së”.
Ai ka kritikuar LDK-në që i ka ndërruar aq dukshëm qëndrimet dhe atë brenda një periudhe aq të shkurtër. Ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm ishte të bëhet koalicion me Vetëvendosjen e të kishte vija të kuqe me PDK-në.