Një aksident trafiku ndodhi sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku u përfshinë katër automjete.
Shtatë persona pësuan lëndime dhe iu ofrua trajtim mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut rajonal po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ” Jusuf Gërvalla në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka konfirmuar zedhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ky nuk është aksidenti i parë i regjistruar gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet.























