Pos të parit të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë”, ka thënë ai.
Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Ajo tashmë ua ka dërguar ftesat për takimet e para me liderët e partive politike.
“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – tha Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës,