Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri shqiptar Edi Rama, u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e TikTok në Shqipëri.

I pyetur se cila ishte arsyeja e kësaj mase, Rama përsëriti se “Tiktok është toksik për fëmijët” dhe sipas tij, 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar nga kjo platformë.

Rama konfirmoi se kjo platformë brenda pak ditësh nuk, do të jetë më e aksesueshme në Shqipëri.

Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”, ka deklaruar Rama.

Related Posts