Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inaguruar pikën doganore të Grabomit në Malësi të Madhe që lidh vendin tonë me Malin e Zi.

Rama thotë se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet ti ndajë.

Gjithashtu Rama ka ftuar Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani e Hapur’’.

“Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’– tha Rama.

Gjithashtu Edi Rama ka deklaruar se “Ballkani i Hapur’’ është një nismë gjithpërfshirëse që synon të gjitha vendet e rajonit.

Sipas tij nuk është një shpikje e re, por thjesht një proces në kuadër të Berlinit që njerëzit e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndihen të lirë.

Ai shtoi se nisma nuk është përjashtuese dhe në nismë duhet të përfshihen edhe Mali i Zi, Kosova e Bosnja.

“S’kemi nevojë të shpikim gjë të re, të bëjmë rajonin në respektim të 4 lirive. Qëllimi i nismës që kemi marrë në kuadër të procesit të Berlinit, që është një nismë gjithpërfshirëse dhe jo përjashtuese dhe që synon pikërisht këtë. Në gjithë vendin e rajonit, Kosovën, Bosnjen, njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë. Sipërmarrësit të ndjehen me të njëjtin dinjitet si në BE. Të gjithëve ju duhen të presin,”– tha Rama.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts