Edon Zhegrova pritet të mungojë ndaj Islandës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të mungojë në ndeshjen kundër Islandës këtë muaj për shkak të lëndimit.

25-vjeçari nuk ka luajtur që nga 15 dhjetori, pasi ka pësuar një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sipas raportimeve, Zhegrova është ende në fazën e rikuperimit dhe pritet të rikthehet në fund të marsit ose në fillim të prillit.

Kjo mungesë është një goditje për Kosovën, pasi Zhegrova konsiderohet një nga lojtarët kyç të ekipit kombëtar. Dardanët do të përballen me Islandën më 21 mars, në kuadër të miqësoreve të këtij muaji.

Mbetet të shihet se si trajneri Franco Foda do të organizojë skuadrën në mungesë të anësorit të talentuar.

Related Posts