Pas dy fitoreve radhazi, Juventusi do të përpiqet të bëjë fitoren e tretë nga tri ndeshje në tri gara, teksa pret Udinesen në Kupën e Italisë të martën.

Juventusi dhe Udinese sonte përballen me fillim nga ora 21:00, me Edon Zhegrovën që pritet të startojë nga minuta e parë e ballafaqimit.

Mediat italiane raportojnë se Zhegrova sonte pritet të jetë titullar, me Spallettin që ka vendosur t’i besojë më në fund sulmuesit kosovar, gjithnjë duke bërë edhe rotacion në formacion, shkaku i shumë ndeshjeve në pak ditë.

Më pak keni formacionet e mundshme të këtij ballafaqimi:

Juventus: Perin; Kalulu, Gatti, Kelly; Cambiaso, Locatelli, Koopmeiners, Cabal; Zhegrova, Adzic; Openda

Udinese: Okoye; Goglichidze, Kabasele, Solet; Ehizibue, Miller, Karlstrom, Atta, Zemura; Bravo, Buksa.

Related Posts