Efi Dhedhes po kalon një periudhë të vështirë dhe të plogësht në jetën e saj, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Ajo ka bërë të ditur për ndjekësit e saj në Instagram se ka kaluar nëpër një ndërhyrje mjekësore, porse nuk është diçka për t’u shqetësuar.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Efi tregoi se gjatë kësaj periudhe ka kryer katër operacione roar-assets-auto.rbl.ms
Sidoqoftë, ajo nuk zbuloi detaje specifike për natyrën e tyre, por duke theksuar se ato lidhen me shëndetin e saj.
“Kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji, jam çu në këmbë, sot kam shumë dhimbje. Nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në kësi lloj situatash dhe ke dhimbje kupton se sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu që një rikujtim për ty, kujdesuni për veten se shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur Efi përmes një videoje mesazhi.