Egla Ceno mbron Gjestin: “Jam me të, ai është më i vërteti nga të gjithë!”
Egla Ceno ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale në lidhje me situatën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke shprehur mbështetjen e saj për Gjestin. Në një postim në Instagram, Egla e cilësoi atë si një konkurrent pa rival, duke theksuar se disa e kanë “frikë”, disa e afrojnë, ndërsa të tjerët nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim.
Aktorja e njohur e vlerësoi Gjestin si më të sinqertin dhe të vërtetin mes konkurrentëve, duke ironizuar perceptimet për të: “Po, po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë.”
Egla gjithashtu komentoi për natyrën e spektaklit BBV, duke e cilësuar si një nga më të paparashikueshmit në ekranet shqiptare, por që në thelb ruan “Njeriun” si vlerë kryesore.
Ky reagim ka sjellë shumë diskutime në rrjet, me ndjekësit që ndajnë mendime të ndryshme mbi qëndrimin e saj dhe lojën e Gjestit në reality show-n më të ndjekur të momentit.
