Egli Tako ka qenë e ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, në intervistën e parë që pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.

Ajo ka zbuluar nëse është penduar për diçka nga rrugëtimi i saj në këtë reality shou.

Ish-konkurrentja u shpreh se çdo gjë nga rrugëtimi i saj brenda shtëpisë i ka dhënë një mësim.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk bëhem pishman nga asgjë që kam bërë në BBV. Çdo hap në jetë është një mësim. Duke gabuar, duke mësuar. Sa gjëra më kanë vrarë aty brenda. Faji gjithmonë ngelet jetim”, tha ajo.

Tutje këngëtarja ndër tjerash shtoi: “Nuk dua që asgjë të fshihet nga Big Brother VIP”.

Egli tani një pjesë të madhe të kohës po e kalon në Kosovë, marrë parasysh bashkëpunimin me Filloreta Raçin.

E njëjta ditë më parë solli këngën e re “Jetë” që u prit shumë mirë nga publiku. 

Related Posts