Gazeta Sinjali ka siguruar detaje të reja lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi në orët e pasdites së djeshme në lagjen Emshir të Prishtinës, ku një i ri mbeti i lënduar dhe përfundoi në emergjencë.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali brenda hetuesisë bëjnë të ditur se Arlind Dvorani, 19-vjeçar ishte në veturë bashkë me një vajzë, kur ndodhi sulmi.

I dyshuari e ka sulmuar brutalisht Dvoranin, duke e goditur me grushta e gurë dhe lënë të lënduar rëndë.

Pas sulmit, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa edhe vajza që ishte në veturë me viktimën e ka marrë veturën dhe po ashtu është larguar nga vendi ku ka ndodhur incidenti.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim në Qendrën Emergjente, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë dhe është vënë në kërkim të të dyshuarit dhe veturës së rrëmbyer, thonë burimet e Sinjalit.

Related Posts