Hashim Thaçi nga Haga rikthehet në Rubikon të Klan Kosovës, me intervistën ndër më të rëndësishmet në jetën e tij.
Në një intervistë shumë të gjatë, me shumë peshë, jo vetëm për shkak të pozicionit prej nga jepet – qelia e paraburgimit – por edhe për shkak të thellësisë, ndjeshmërisë dhe sinqeritetit që e përshkon.
Ish-Presidenti dhe ish-kryeministri flet hapur dhe në hollësi për të gjitha temat:
– Si i ka parë këto 5 vjet të qëndrimit të tij në Hagë?
– A e vlerëson si gabim votimin që ka mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara?
– A e kishte ditur se do të mund të akuzohej edhe vetë dhe a do të votonte ndryshe për të sot?
– Çka thotë për “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve?
– Çka ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i Thaçit me shtatë president të SHBA-së dhe me tetë sekretarë amerikanë të shtetit?
– A ndjehet i tradhëtuar nga Perëndimi dhe SHBA-ja?
– Çka do të bënte ndryshe në rrugëtimin e tij politik nëse do të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë?
– Çka thotë për sulmin në Banjskë dhe në Ibër Lepenc?
– Çfarë pyetjesh ngreh përse këto sume ndodhën pikërisht në këtë kohë dhe çka thotë për ikjen e sulmuesve nga Kosova?
– Si e sheh qeverisjen e Albin Kurtit?
– Çka thotë për faktin se Kosova tash e më shumë se dy vjet ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian?
– Çka thotë për Marrëveshjen e Washingtonit, për Presidentin Trump dhe Richard Grenell?
– Si i sheh nga kjo distancë kohore dhe e rrethanave ngjarjet historike si debatet rreth shpalles së pavarësisë, se çfarë flamuri duhet të kishte Kosova, si cila do të duhej të ishte data?
– Kujt ia kishte treguar të parit datën e shpalljes së pavarësisë?
– Si e sheh pozicionin e serbëve të Kosovës dhe çka mendon se duhet të ndodhë?
– Si e sheh ecjen e Kosovës dhe të Shqipërisë?
– Çka thotë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në Shqipëri?
– Për herë të parë edhe – si e sheh përfundimin e Procesit në Hagë?
– Çka do të bëjë kur të kthehet në Kosovë?
– Cili do të jetë angazhimi i tij publik?
– A do të kthehet në politikë?
– Hashim Thaçi flet me shumë emocion edhe për vizitën e tij në Kosovë për ta parë babain në spital dhe vizitën te varri i tij?
– Cili ishte relacioni i tij me babain?
– Çfarë këshillash i kishte dhënë ai ndër vite?
– Cila ishte porosia e fundit e babait?
– Si e ndjeu veten kur ishte i fundit t’i shkonte babait tek varri?
Këto dhe shumë e shumë ekskluzivitete të tjera, në një ndër intervistat më të rëndësishme në 21 vjetët e Rubikonit, së shpejti me Hashim Thaçin nga Haga.