Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, ku një i rritur me dy të mitur kanë sulmuar një person brutalisht.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e personit të rritur që mori pjesë në rrahjen brutale në Fushë Kosovë e që është Mentor Terakaj – tashmë i ndaluar nga Policia.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast është informuar prokurori, ku janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dy nga ta të mitur, por me vendim të prokurorit dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive: Ky është i dyshuari që bashkë me dy të mitur e rrahën keq një person në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.