Një i dyshuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, u arratis nga objekti i Pallatit të Drejtësisë, pak minuta pasi i’u caktua masa e paraburgimit, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arratis nga Pallati i drejtësisë është Leonar Halili, rreth 23-vjeçar.
Në lidhje me këtë dje janë deklaruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të cilët kanë thënë se nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë rast.
“Arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të KPPRK-së., andaj për më shumë informata lidhur me këtë çështje, ju mund ti drejtoheni Policisë së Kosovës”, u tha në njoftim.
Tutje, nga Gjykata thanë se Policia e Kosovës ka qenë përgjegjëse për ruajtjen e të dyshuarit.
“Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin”, u tha mes tjerash në njoftim.
The post Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u arratis nga Pallati i Drejtësisë, Gjykata fajësonte Policinë appeared first on Sinjali.