Organizatorët e protestës që do të mbahet më 14 shtator në Hagë kanë konfirmuar se data është e sigurt dhe gjithçka është tashmë e planifikuar. Sipas tyre, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 12:00, ndërsa protesta do të fillojë zyrtarisht nga ora 14:00.
Organizatori Naim Mustafa, në një prononcim ekskluziv për Rindja Shqiptare, tha se gjithçka është e planifikuar dhe se protesta do të zhvillohet në mënyrë të organizuar. “Grumbullimi fillon në orën 12:00, ndërsa protesta zyrtarisht nis nga ora 16:00. Mesazhi ynë kryesor është i qartë: kërkojmë liri dhe drejtësi për çlirimtarët”, theksoi Mustafa.
Ai sqaroi se programi i protestës do të përcaktohet nga shoqatat e dala nga lufta, të cilat do të mbajnë edhe fjalimet kryesore. Sipas tij, qëllimi është që protesta të jetë paqësore dhe të dërgojë mesazhe të qarta. “Shpresojmë që kërkesat tona të mos shkojnë në vesh të shurdhër dhe të tregojmë se jemi njerëz të paqes, sepse lufta jonë ka qenë e drejtë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, u shpreh Mustafa ndër të tjera.
Sa i përket pjesëmarrjes, Mustafa konfirmoi se deri tani rreth 3 mijë persona janë të organizuar për të marrë pjesë në mënyrë të koordinuar në protestë.
Protesta më 14 shtator pritet të mbahet në Hagë për lirimin e krerëve të UÇK-së.