Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, e cila u largua vullnetarisht nga shtëpia e BBVK, ka folur për raportet me banorët edhe pas daljes nga gara.
Gjatë një interviste në emisionin “Big Talk”, Sasa komentoi lojën e Elijonës, duke e përshkruar si një lojtare të zgjuar dhe strategjike.
“Për moshën që e ka – dhelpër dinake, di shumë mirë si ta bëjë lojën dhe si me e përdor secilën situatë”, tha ajo.
Deklarata e Sasës nxori në pah aftësitë taktike të Elijonës dhe tregoi vlerësimin që ish-banorja ka për konkurrentët edhe pas largimit nga shtëpia e Big Brother.





























