Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.
Në seancën e fundit, që u mbajt të hënën, edhe prokurori i çështjes, Armend Hamiti, kur paraqiti fjalën përmbyllëse, kërkoi që i pandehuri të shpallet fajtor sipas aktakuzës.





























