Ëndrra e Avdullahut mbi zhdukjen e Albinit!
Në qeverisjen e Avdullah Hotit janë zhdukur nga buxheti i Kosovës mbi 2 milionë Euro,
janë keqpërdorur miliona të tjerë,
ministri i tij ia ka dhuruar tenderin milionësh kompanisë së tij private,
s’kanë kënë gjë pa zhdukur
por këto zhdukje materiale nuk mjaftojnë.
Pa u zhdukur njerëzit s’i thuhet zhdukje e mirëfillt!
Në vazhdën e zhdukjeve, Avdullah Hoti ka shprehur ambicie që n’këtë harxh ta zhduk edhe Albin Kurtin.
Nuk mjafton ta mund në zgjedhje, projekti i Hotit për të ardhmen e vendit është zhdukja e Vetëvendosjes, pra ‘zhdukja masive e gjysmës së popullit’.
Kur thua për një njeri do të zhduket, pra e shfaros, e asgjëson, e shuan, e zhduk nga faqja e dheut.
Avdullah Hoti ka shprehur dëshirë për zhdukje kolektive të Vetëvendosjes, pa lënë gjurmë.
Se nëse lë gjurmë, zhdukja e humb kuptimin, s’është më interesant.
Ende nuk ka treguar se ku do t’i sistemojë të zhdukurit pasi t’i zhduk, as nuk e ka precizuar se kush do ta realizojë zhdukjen, por na ka siguruar se zhdukja do të ndodh.
P.S. Mitar Tarabiqi ka pas më shumë rahmet kur në parashikimet e tij i ka zhdukur shqiptarët, se kur na ka zhdukur Tarabiqi nuk na ka nda’ në parti.
(Që janë njerëz të këqij, s’ka dert, ama janë primitivë dhe të pagdhendur, nuk dinë ta fshehin instiktin e shkatërrimit dhe dëshirën për zhdukjen e kundërshtarit).