Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa akoma më të mëdha.
Tashmë është hapur zyrtarisht edhe një fushatë në platformën “GoFundMe”.
Vetë Stenaldo e ka ndarë këtë hap të ri në profilin e tij në Instagram, duke treguar mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen fillestare që i dha hov kësaj fushate:
Në postimin e tij, ai shton një mesazh mjaft frymëzues për të gjithë ata që kalojnë sfida të ngjashme: “Në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë, të bën thjesht të vërtetë. Ju jam mirënjohës, falënderues pa masë, për çdo kontribut.”
Tashmë çdokush mund të klikojë linkun dhe të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi human, për ta ndihmuar Stenaldon të bëjë realitet ëndrrën jetësore për një strehë të sigurt.






















