Shqipëria ka marr një fitore të madhe ndaj Hungarisë në ‘Puscas Arena’ me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Se ndeshja ishte e fortë në pjesën e parë, tregon edhe rastet e pakta që kishin dy skuadrat.
Shqipëria kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar me Keidi Baren, por goditja e tij u bllokua.
Në minutën e 30-të, mbrojtësi Berat Gjimshiti u dëmtua pas një përplasje me Etrit Berishën.
Myrto Uzuni në anën tjetër del i vetëm me portierin Gulasci, por gjuajtja e tij ndalet, ndërsa ishte edhe pozitë jashtë lojës.
Krejt në fund të pjesës së parë Endrit Çekiçi gjuajti nga goditja e dënimit, por që topi u bllokua nga muri.
Në pjesën e dytë Shqipëria rriti nivelin edhe më shumë, duke patur raste të pastra shënimi.
Myrto uzuni në minutën e 58-të del i vetëm me portierin, por Peter Gulasci bën një pritje shumë të mirë.
Mënjëherë pas tij rrezikoi Lorenz Trashi me një goditje të fortë nga distanca, por mbi portë.
Në minutën e 65-të, Uzuni kishte rast të mirë me kokë, por goditja e tij shkon në duart e portierit.
Shqipëria rrezikon sërish në minutën e 68-të, por goditja e tij përtokë shkoi ngjitur me shtyllën.
Rastet e humbura kanë mundur t’i hakmerren kuqezinjve, pasi Atilla Szalai goditi shtyllën nga afër në minutën e 74-të.
Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 80-të. Armando Broja bën gjithçka vetë, merr topin driblon dhe godet në mënyrë të jashtëzakonshme për të shënuar për 1-0.
Pas fitores Shqipëria mbetet në pozitën e dytë me 15 pikë, një më shumë se Polonia, kundërshtari i radhës.
Me këtë fitore rriten gjasat e Shqipërisë për vendin e dytë që dërgon në play-off për një vend në Kampionatin Botëror.