Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova do të zgjerojnë sërish familjen e tyre! Çifti, që tashmë ka tre fëmijë, është në pritje të fëmijës së katërt, i cili pritet të vijë në jetë këtë vit.
Këngëtari, i cili festoi 50-vjetorin në maj, dhe parterja e tij, Ana, janë shumë të lumtur për shtatzëninë, sipas një burimi pranë çiftit.
Anna u fotografua së fundmi në Miami, e veshur sportive, ndërsa shoqëronte fëmijët në shkollë. Barku i rrumbullakosur ishte mjaft i dallueshëm.
Ylli i tenisit, Anna Kournikova, është parë disa herë në publik duke u kujdesur për fëmijët, ndërsa veshja e saj më të lirshme kohët e fundit shtuan dyshimet për një shtatzëni.
Çifti janë tashmë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicholas, 7-vjeça, si edhe vajzës së tyre Mary, 5 vjeçe, të cilën e thërrasin me përkëdheli edhe me pseudonimin rus Masha.
Enrique dhe Anna janë bashkë prej 24 vitesh, që nga viti 2001, kur u njohën në xhirimet e videoklipit të këngës “Escape”, dhe që atëherë nuk janë ndarë më.