Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta gjatë mbrëmjes, në disa zona janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Sipas njoftimit, ekipet e zjarrfikëse të kryeqytetit kanë dalë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe territorin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e erërave të forta gjatë mbrëmjes , janë shkaktuar dëme të lehta materiale .
Ekipet e zjarrfikësve të kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë-Kosovës .
Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.
Në raste emergjente, kontaktoni numrat:
0800 122 44 | 0800
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri./























